Flash News

KRYESORE

Kryetarja e SPD-së Andrea Nahles njofton largimin nga postet në parti

Kryetarja e SPD-së Andrea Nahles njofton largimin nga postet në parti

Kryetarja e SPD Andrea Nahles ka vendosur që të tërhiqet nga detyra e kryetares së partisë dhe të kryetares së grupit parlamentar në Bundestag.

"Ne së bashku kemi vendosur që të futemi në koalicionin qeveritar federal, kemi vendosur të marrim përgjegjësi për vendin tonë. Njëkohësisht po punojmë që të bindim qytetaret dhe qytetarët me projektet tona. Këto janë sfida të mëdha për të gjithë ne", shkroi Nahles.

Ajo pohoi se javën e shkuar sërish u në pikëpyetje mbështetja e saj brenda partisë. për këtë arsye, ka vendosur që gjendja të qartësohet.

"Këtë javë kam kuptuar pas debateve të shumta, se për ushtrimin e posteve që kam, nuk ekziston mbështetja e domosdoshme brenda partisë", pohoi Nahles.

Nahles vendosi që të nesër t'ia paraqesë krerëve të partisë SPD dorëheqjen e saj. Në këtë mënyrë, ajo synon që t’i hapë rrugë emërimeve të pasardhësve në këto poste.

Të fundit