Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ksamil, kosovarit i grabiten 150 euro dhe 150 franga në hotel
Tjetër vjedhje është denoncuar në Sarandë. Pushuesit kosovarë e të huaj janë shndërruar në parjasën e “skifterave”, të cilët kanë lënë qytetet dhe i janë sulur bregdetit. Pas vjedhjes së turistes gjermane në Syrin e Kaltër, njoftohet se një shtetas nga Kosova ka rënë pre e hajdutëve në Ksamil, ku ishte për pushime. Sipas burimeve policore, pasi ai është kthyer nga plazhi rreth orës 21:30, për të shkuar në hotelin ku qëndronte në automjetin e tij ka konstatuar se në portofol i mungonin një sasi parash. Sipas dëshmisë së shtetasit Gj.S., 30 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, grabitësit i kanë marrë nga portofoli 150 euro dhe 150 franga zvicerane. Janë disa raste ku qytetarët janë vjedhur nëpër hotele, gjë që flet shumë për pasigurinë e hoteleve tona.
Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.