Flash News

OP-ED

Kthe sendin e vjedhur shoku krizë-ministër?

Kthe sendin e vjedhur shoku krizë-ministër?

Zef Zefi

Në Shqipëri ka një pasuri të jashtëzakonshme skeçesh, proverbash, urtina, kodikë, deri te monumenti i Kanunit që e trajtojnë vjedhjen si dukuri, si ves, deri dhe si profesion. Dhe, pa përjashtim, e dënojnë. Le ta kontestojnë studiuesit e fushës konstatimin joshkencor se nisur nga laryshia, koloriti dhe pasuria folkloriste që rrokin “profesionin” e vjedhjes, është shumë më e madhe, sesa ajo tjera e prostitucionit. Për rrjedhojë në Shqipëri dukuria e hajnisë, rezulton "zanat" më i vjetër e i përhapur se ajo e kurvërisë. Ndonëse dhe për prostitucion "gjurmët" tona në historinë e postkomunizmit, sidomos gjatë komunizmit, i kemi të gdhendura n'shkëmb granit.

Që të sinkronizohemi, ja si shprehet Kr/izë-ministri krenar e i..., në ditët e sotme, para malcorëve, fusharakëve dhe n'kuvend...; ...kërkojnë të më shkarkojnë mua. Pse xhanëm? Sepse paskan gjetur në "bashtinën" time gjënë e tyre.

Së pari siç thotë populli; të gjitha lopat, dhe votat, një turi kanë. E dyta, Ç'faj kam unë, pse nuk i ruajnë mirë "lopat" ata. E treta: Unë lopat-dmth votat shumicën i kam blerë. Se ku dhe kujt ia kam blerë është puna ime, (cubin nuk e dorezoj kurrën e kurrës-shën.im). Dhe, e fundit, esenciale; krizë nuk ka..., sepse nuk më kanë zënë as mua as tregtarin(cubin) në flagrancë, po mbas dy vjetësh.

Pak diakroni, në ndihmë të krizë/ministrit tonë mbështetur në precedencën tonë parake; sesi shqiptari parak i pafëlliqur as me Erdogan e as me sovjeckij i ka zgjidhur krizat e kreut të ministrave, dhe ato të vendit: LIBRI I DHJETE (KANUNI KUNDRA MBRAPSHTIVE) Nyja (neni) i Njeqind e shtatëmbedhetë: Tagri i të zot’ te gjasë së vjedhun. Paragrafi 812; Ku ta gjeje gjane e vet, i zoti e merr. 813: I zoti i gjase se vjedhun nuk asht ne detyrim te rrfagohet, sepse kudo qe ta hetoje e ta gjeje gjane e vet, ai ka tager (të drejtë) me e marre. 814: po u vodh gjaja nëpermjet bukes, buka do ta laje. 815: po u vodh gjaja nëpermjet kjorit, kjori do ta laje. 816: po u ndoq për gjurmë, aty ku të jesë (ndalet) gjurma, i zoti i gjase ngul e do ti jepet arsyeja me kambë e me dorë (me çdo kusht). Dhe paragrafi 817; Po bleu kush nji gja të vjedhun, edhe pa e dijtë se është e vjedhun, i zoti i gjas’ ka tager me e marre e shitesi (cubi) do t’ja ktheje blesit, deri në të mbramin dysh’ te çmimit qi muer per at’gja të shitun, e te zot te gjase, do ti kthejë dypernjahen(dy për një).

E nderumja shoqja Kokë/prokurore e përkoheshme e Shqipërisë, populli e ka gjetur "sendin" e vjedhur, edhe Partia Demokratike po ashtu. Keni tagër dhe "vetting" me e thirrë shokun krizë/ministër të Shqipërisë, për-imtoja ligjin e vjetër, shpjegoja dhe ligjin aktual se koha që ai ka vjedhur apo blerë "rraqe" të vjedhura nuk i jep atij asnjë mundësi që krizën e kaptinës së vet, ta shkarkojë si fatkeqësi mbi shqiptarët.

Vetëm kaq. Ah, po, dorëzo edhe "cubin".

 

 

Të fundit