Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Stacioni i nëntokësor i trenave Holborn, në Londrën Perëndimore është evakuuar pasi tymi nisi të mbushte platformën. Pasagjerët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të madh në stacion rreth orës 9 të mëngjesit të së martës. Videot dhe imazhet e postuara online tregonin tymin që mbushte platformën dhe shërbimet e emergjencave jashtë stacionit.
Zyrtarët thanë se stacioni ishte mbyllur dhe ishin në veprim skuadrat e zjarrfikësve që kishin reaguar pas një alarmi për zjarr.
Por, pas panikut të fillimit u tha se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një problemi me një tren dhe shërbimet e emergjencave po hetonin ngjarjen.