Flash News

KRYESORE

A do kthehet Zagani nga Zvicra të dëshmojë për Tahirin?

A do kthehet Zagani nga Zvicra të dëshmojë për Tahirin?

Po mbahet ditën e sotme komisioni hetimor për ish-ministrin Saimir Tahiri i cili po hetohet për lidhjet e tij me drogën.

Në komision, me drejtues deputetin demokrat Edi Paloka, janë zbardhur emrat që do thirren; nga politikanë, te prokurorë, por dhe nga policia. Ndër to edhe ish shefi i Antidrogës Dritan Zagani.

Kujtojmë që Zagani ka qenë një zë i fortë i cili ka dhënë deklarata të shumta për implikimin e ish-ministrit Tahiri në çështjet e drogës, por edhe të drejtuesve të tjerë të policisë.

Ai është shprehur se po të kthehet në Shqipëri mund t’i rrezikohet jeta. Nuk dihet nëse ish-shefi i antidrogës do të kthehet për të dëshmuar. Dhe nëse po, cilat do të jenë dëshmitë e tij për çështjen “Tahiri”?!

Të fundit