Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri Edi Rama ka të drejtë në një pikë. Media nxitoi, në cektësi apo në djallëzi, që të prodhonte një 'sprovë burrërie' nga një 'skandal shtetëror', kur u përball me përgjimet italiane në të cilat përmendej edhe ish-ministri i Brendshëm. Pas statusit të Kryeministrit se 'nuk u besonte veshëve nga ajo që dëgjonte të flitej mes trafikantëve', portalet, përfshi edhe Politiko.al, sugjeruan se Rama 'e lëshoi' Tahirin.
Shpejt e shpejt fraza u bë formulimi standard edhe për gjuhën politike. Shtypi online u ngut që prej një skandali me implikime shtetërore dhe qeveritare të nxirrte një test moral që lidhej me 'besën' dhe 'burrërinë' e Kryeministrit.
Nuk është kjo, megjithatë, arsyeja e kthesës së Ramës. Edhe në qoftë, ai nuk duhet ta artikulojë publikisht. E tregon të dobët: aq të luhatshëm sa ç'sugjeron edhe refreni i famshëm la donna e mobile. Një politikani të lartë, i duhet të konceptojë, të ketë parasysh dhe të ndjekë arsyet shtetërore dhe të interesit publik, dhe aspak motivimet grarore, burrërore apo portalore.
Çfarë, atëherë, e ka shtyrë Kryeministrin të ndërrojë qëndrim, duke hequr dorë edhe prej një standardi që është i rrallë ose joekzistues në politikën shqiptare. Të ndarjes së arsyeve politike, elektorale apo personale, nga ato shtetërore dhe publike?
Më e para ka të bëjë me atë se Saimir Tahiri vendosi not to gentle into that good night. Pra, të mos e ofronte kokën në satër, të mos bëhej ai kurbani i katër viteve 'leje qeveritare' për industrinë shtetërore të kanabisit. Tahiri e refuzoi kodin e heshtjes. Ai veproi publikisht duke vënë në lëvizje një mekanizëm i cili, kur është pjesë e një skandali, nuk mund të kontrollohet. E hapi këtë me shprehjen e vetë Kryeministrit 'nuk keni parë asgjë akoma'. Rama do ta kishte më të vështirë me dy shtjella artikulimi politik jashtë kontrollit të vet, ish-ministrin e zemëruar dhe Opozitën e legjitimuar. Kështuqë, ai vendosi ta centralizonte propagandën. PS të fliste me zërin e Saimir Tahirit dhe ky i fundit me zërin e partisë.
Brenda një kuptimi të dytë të ngjarjes, Rama nuk mund të lejonte dorëzimin e Tahirit pa shkrepur një pushkë, edhe për faktin se kjo, automatikisht, do t'a projektonte edhe atë nën të njëjtën hije gabimi. Saimir Tahiri kishte qenë ministri i tij 'yll', i mveshur me besim, pushtet dhe lëvdata publike; një investim i drejtpërdrejtë. Nëse e lëshonte, në rastin më të mirë, do të përflitej për pazotësi në gjykim.
Pa harruar një motiv të tretë. Mjë ministër i Brendshëm i implikuar direkt në trafik droge, i afërt me bandat e narkotrafikut, njollos si qeverinë ashtu edhe Partinë Socialiste, duke e kthyer në kolektive përgjegjësinë (parabola e drurit të shtrembër nuk mjafton [a nuk e prish ai gjithë turrën?]). Akuza thërret në skenë edhe kundër akuzën.
E fundit krejt është çka Kryeministri renditi si të parën: zhurma e krijuar në 'kazanin mediatiko-politik'. Me siguri, Rama ka patur edhe një parehati personale nga zulma që kaploi rrjetën e media dhe politikës. Pavarësisht gabimit apo fajit, Saimiri ishte vartës, koleg, socialist, e me radhë. Armiqtë e Tahirit u bënë edhe të tijtë, apo më saktë armiqtë e tij ishin sulmuesit e parë të ish-ministrit.
I shtyrë në një cep ai e motivoi edhe me këtë shtysë zhvendosjen në qëndrime.
Sido që të jetë, Rama, qeveria dhe Partia Socialiste e kanë marrë një goditje brinjë më brinjë nga 'skandali Tahiri'. Ata e kanë humbur ta drejtën e pranimit dhe mospranimit, dhe kanë kaluar në fazën 2 atë të menaxhimit të kostove apo kontrollit të dëmeve.
Në terma të tjerë, Saimir Tahiri është një këmbë e humbur në betejë. Rama me doktorët e propagandës mund të jenë duke përgatitur një këmbë prostetike, por çalimi do të mbetet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38