Ktheu ligjin për portin e Hidrokarbureve në Porto Romano, reagon PD: Qeveria e re e do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin e cilësuar prej tij antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos.

Sipas PD kjo shtesë e kthen atë në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

“Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PD.