Flash News

KRYESORE

Kthim në origjinë për Panuçin, ofertë nga ekipi që lufton për mbijetesë në Serinë B

Kthim në origjinë për Panuçin, ofertë nga ekipi

Ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi mund t’i rikthehet shpejt drejtimit të një ekipi futbolli, por jo Kombëtareje. Mediat në Itali, konkretisht 'Serie B news', raporton së skuadra e Salernitanas ka shfaqur interes për 45-vjeçarin që nuk la ndonjë gjurmë në krye të skuadrës kuqezi, perveç arrogances se tepruar dhe premtimeve 'unlimited'.

Zyrtarizimi i Panuçit mendohet se do të ndodh në fund të sezonit, nesë ekipi qëndron në Serinë B, teksa aktualisht renditet në vendin e 10-të. Emri i tij lakohet edhe nga ekipe të tjera, si: Chievo – thuajse e rënë nga Seria A dhe Peruxhia në Serinë B.

Panuçi e njeh mjaft mirë këtë kategori, pasi para se të bëhej ‘strateg’ i Shqipërisë, drejtoi pa sukses Livornon dhe Ternanën.

Të fundit