Flash News

KRYESORE

Kthim pas në kohë, “Swing Marathon” në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it

Çdo vit, më 30 prill, Dita Ndërkombëtare e Xhazit feston muzikën frymëzuese xhaz. Në Shqipëri kjo rrymë nuk është shumë e përhapur por ka një kategori njerëzish që e pëlqejnë dhe ndjekin nëpër club-et e Tiranës ku luhet jazz.

Për herë të tretë, është realizuar “Swing Marathon” e cila mbledh të gjithë jazz-dashësit në një udhëtim të veçantë nga Tirana në Shkodër. Kjo maraton e cila realizohet për të tretin vit radhazi, organizohet nga “Hemingway Fan Club Albania”, me mbështetjen e Institutit kulturor Italian.

Për rreth 12 orë maratona shoqërohet me muzikë live në një udhëtim që nis në Tiranë me objektiv Shkodrën, qytetin e veçantë verior. Kjo maratonë kthehet pas në kohë që nga tema e veshjes, e cila duhet t`i përshtatet viteve 40-50.

Mëposhtë keni disa nga momentet e nisjes, rrugës dhe mbërritjes në Shkodër. Maratona dhe festa ende vazhdon në Shkodër.

Të fundit