Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kthimi amerikan në Ballkan: BE-ja ka kërcënuar interesat e Uashingtonit
Al Jazeera
Si pasojë e punës së kryer keq të BE-së në Ballkan, Rusia, Turqia dhe Kina arritën të depërtojnë dhe forcuan pozitat e tyre në rajon, duke kërcënuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke e detyruar këtë superfuqi ta përforcojë praninë e saj në rajon. Kështu mendojnë ekspertët.
„Kthimi i madh“ i SHBA-ve në Ballkan, nëse nuk marrim parasysh praninë e tyre si ndërmjetësues nëpërmjet NATO-s dhe institucioneve të tjera gjatë gjithë këtyre viteve, pasqyrohet edhe në vizitën e parë të paradokohëshme të Sekretarit të Shtetit Majk Pompeo si dhe emërimi i Metju Palmerit si përfaqësuesi i tij special në Ballkan, shkruan Al Xhazira.
Sikurse nënvizoi Palmeri gjatë turneut të tij nëpër rajon, prioritetet e diplomacisë amerikane në Ballkan do të jenë zgjidhja e çështjes së Serbisë dhe Kosovës, nxitja e hapjes së bisedimeve për antarsim në BE të Shkupit dhe Tiranës dhe kërkimi i një zgjidhje për funksionalitetin e Bosnjë-Hercegovinës.
Kjo veprimtari diplomatike shkon në drejtim të shtyrjes mënjanë të ndikimit të fuqive të tjera, gjë pas së cilës amerikanët kanë për t’ia dorëzuar përsëri këtë rajon BE-së për integrimin e tij në sferën Perëndimore të interesave.
„Këto janë qëllime themelore të deklaruara publikisht dhe modalitete të kthimit amerikan në Ballkan“, nënvizon politkologia Jadranka Polloviç.
Megjithatë, sipas mendimit të saj, SHBA-të gjithsesi kanë qenë të pranishme në rajon që prej dekadash, por pas vitit 2000, për shkak të marrjes me Lindjen e Afërme dhe rajonet e tjera turbulente, më tepër në mënyrë indirekte, nëpërmjet veprimtarisë së aleatëve siç janë NATO, BE, FMN dhe institucione të tjera.
Kështuqë iniciativa diplomatiko-ekonomike i është lënë në dorë, në pjesën më të madhe, BE-së, e cila ka drejtuar dhe zgjidhur situata krize në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Megjithatë, për shkak të interesave të kundërta të antarëve udhëheqës dhe ndasive në Union, Brukseli ka shfaqur lodhje nga zgjerimi, por edhe ka arritur në një gjendje ku nuk di sesi të zgjidhë krizën në periferinë e saj, mendon Polloviçi.
Sipas fjalëve të saj, amerikanët nuk i besojnë më BE-së dhe liderëve të saj, sepse ajo nuk është e aftë të luajë rolin e saj në master-planin amerikan për Ballkanin: „SHBA-të veprojnë me shpejtësi, tani për tani në mënyrë diplomatike, në mënyrë për të vendosur një rend gjeopolitik në rajon që të jetë kompatibël me interesat amerikane“.
Pozicionimi i Rusisë, Kinës dhe Turqisë
Zijad Beqiroviçi, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërme dhe Ballkanit (IFIMES) nënvizon gjithashtu se SHBA-të në vitet e kaluara në pjesën më të madhe punët në Ballkan ia kanë lënë në dorë BE-së, e cila nuk ka përmbyllur me sukses këtë detyrë. Shembulli më i mirë për këtë është roli i BE-së si ndërmejtëse në dialogun zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili gjendet në një rrugë pa krye, ose më mirë të themi ka përjetuar dështim.
„Për shkak të kryerjes në mënyrë të dobët të punës së BE-së në Ballkan, ndërkohë ka ardhur puna që janë pozicionuar më fort Rusia, Kina dhe Turqia gjë e cila ka kërcënuar interesat e SHBA-ve. Për këtë SHBA –të janë duke e rritur interesimin e tyre dhe po forcojnë praninë në rajon në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre. Për këtë ka shumë rëndësi që Ballkani është pjesë e sigurisë kombëtare amerikane, dhe kur vjen për sigurinë, amerikanët e konsiderojnë atë përherë si prioritet“.
Për Polloviçin, Ballkani Perëndimor gjatë këtyre tre dekadave ka mbijetuar si laborator ku një sërë aktorësh ndërkombëtarë kanë provuar „receta“ të (pa)provuara për stabilizimin, transformimin institucional dhe modernizimin e rajonit. SHBA-të ndalën luftën në këtë territor, apo e bënë atë një fuçi baruti ndërsa çelësin që mund të aktivizojë konflikte potenciale, për mendimin tim, e ka në dorë vetëm kjo fuqi.
„Marrëveshja e Dejtonit e ka bërë Bosnjë-Hercegovinën në një krijesë të pamundur... Marrëveshja e Ohrit si edhe ajo e Prespës e ka ndarë Maqedoninë. Në diskursin dominues diplomatik, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor shqyrtohet në kontekstin e dy proceseve integruese- antarsimi i rajonit në BE dhe në NATO, gjë për të cilën është ngulitur stereotipi sipas të cilit të gjithë këto procese kanë efekt të padiskutueshëm stabilizues dhe nxitës për demokracinë, transformimin ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë për vendet e rajonit, si dhe europeizimin që ata synojnë. Megjithatë, është krejtësisht e dukshme se ka ngelur prapa begatia e premtuar dhe stabiliteti i rajonit. Trashëgimia e politikave të zbatuara perëndimore është tejet e varfër, papunësia e jashtëzakonshme, dhe emigrimi, janë dështim i politikave publike dhe shkatërrim i vazhdueshëm ekonomik, por edhe „aktivizim“ përsëri i vatrave ekzituese të krizës: Bosnjë- Hercegovina, Kosova, Maqedonia“- shpjegon Polloviçi.
Luftë e pakryer, apo paqe e papërkryer
Në këtë atmosferë, gjithnjë e më shumë po forcohet prania e aktorëve të jashtëm të cilët e forcojnë ndikimin e tyre nëpërmjet programeve konkrete, pa zvarritje apo politikë kushtëzimi në të cilën këmbëngul BE-ja.
„Megjithëse sipas strategjisë së re amerikane të mbrojtjes dhe sigurisë, qendra e gravitetit të aktiviteteve mbrojtëse amerikane në një pjesë të madhe është vënë në konteksin e përballjes më Kinën, pra në rajonin Indo-Pacifik, megjithatë, si rivali tjetër amerikan, kundërshtar apo armik, është shenjuar edhe Rusia. Një pjesë me rëndësi e vijës tokësore është përfytyruar si „fushëbetejë“ me Rusinë, vijë që kalon nga Juglindja e Europës. Për këtë qëllim amerikan në Juglindje të Europës do të arrijë një situatë politike identike me atë që kanë ndërtuar në Verilindje të Europës ku, nën udhëheqjen e tyre,është ndërtuar një bedem mbrojtës i shteteve baltike dhe Polonisë me logjistikë nga territori i Gjermanisë“, thotë Polloviçi.
Beqiroviçi mendon se forcimi i ndikimit të fuqive të tjera në rajon do të jetë një test për vendet e Ballkanit.
„Në fakt, administrata amerikane mbi bazën e lëvizjeve ose më mirë të themi të afrimit të disa shteteve drejt Rusisë, Kinës apo Turqisë, do ta ndërtojë raportin e saj ndaj këtyre vendeve. Letër -lakmusi do të jetë raporti i këtyre vendeve ndaj Bosnjë- Hercegovinës dhe Kosovës që përbëjnë „fëmijën e përkëdhelur“ të SHBA-ve. SHBA-të nuk kanë për të lejuar që të kërcënohet perspektiva euroatlantike e rajonit. Kjo është treguar më së miri në shembullin e Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
Politika amerikane në rajon, edhe më parë ka vepruar nëpërmjet cikleve, ose më mirë të themi sipas administratave: Klinton, Bush dhe Obama.
„Megjithëse në Kosovë është ende ndikues një estabilishment diplomatik i administratave të mëparshme, Donal Trampi dëshiron që ta zgjidhë këtë problem gjithsesi para zgjedhjeve për një mandat të dytë presidencial. Meqenëse kufijtë në terren janë tashmë të përcaktuar- Serbia nuk kontrollon jo vetëm Kosovën, por edhe Sanxhakun, qeveria maqedonase pjesën Veriore të vendit, qeveria në Sarajevë Republikën Srpska... Presidenti Tramp nuk do të ketë dilema morale dhe të sigurisë. Konfigurimi i ri i Ballkanit Perëndimor është në përgatitje e sipër, kufijtë në rajon edhe në të kaluarën e afërt kanë ndryshuar. Nuk ka arsye që ky proces të mos vazhdojë“, mendon Polloviçi.
Kështuqë, trashëgimia e „luftës së pakryer“, apo e „paqes së papërkryer“ në rajon i është lënë në dorë Donald Trampit.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza