Flash News

KRYESORE

Kthimi i emigrantëve, bashkia hap oborrin e shkollave për parkimin e makinave pa pagesë

Bashkia e Lezhës njofton se gjatë muajit gusht rritet fluksi i automjeteve që qarkullojnë në qytet, si rezultat i emigrantëve që rikthehen në familjet e tyre si dhe pushuesve e vizitorëve të shumtë që zgjedhin Lezhën për të kaluar ditët e verës.

Për këtë arsye, Bashkia bën të ditur se krahas disiplinimit të vendeve të parkimit në dy rrugët kryesore të qytetit dhe në çdo lagje, gjatë muajit gusht Bashkia Lezhë njofton qytetarët se mund të parkojnë makinat e tyre, pa pagesë, edhe në oborrin midis shkollës “Kosova” dhe konviktit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka”. Orari i parkimit: nga ora 8.00 deri 15.00 nga e hëna në të shtunë.

 

Të fundit