Flash News

KRYESORE

Verona përmbys Juventusin, protagonist shqiptari Marash Kumbulla!

Verona përmbys Juventusin, protagonist shqiptari Marash Kumbulla!

Verona sonte bëri një befasi të madhe duke mposhtur 2-1 Juventusin me përmbysje! Madje, me shqiptarin Marash Kumbulla protagonist.

Pas 45 minutave të para pa gola, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë të takimit. Ylli portugez dribloi mbrojtësin tonë dhe shënoi në minutën e 64-t.

Verona, gjithsesi, e mori veten shpejt dhe shtoi një marsh më shumë. Pjanic bëri një gabim në mesfushë, duke i dhuruar topin Borinit. Sulmuesi i Veronës u tregua i saktë dhe mposhti Szczenyn.

Kur pritej që Juventusi të shtynte përpara në kërkim të fitores, ishin sërish vendasit ata që shënuan. Marash Kumbulla fiton penallti për Veronën në minutën e 84-t, pasi goditja e tij me kokë, ndalet nga dora e Bonuccit. Pazzini mori përsipër ekzekutimin dhe shënon, duke i dhënë një fitore të madhe Veronës.

Të fundit