Flash News

KRYESORE

“Ku e ka hallin?”, Lubonja bën analizën e fjalimit "nacionalist" të Ramës në Kuvend

“Ku e ka hallin?”, Lubonja bën analizën e fjalimit

“Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja referuar deklaratës së kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit pas aktakuzave të Prokurorisë Speciale e Kosovës.

“Ku e ka hallin?”, është shprehur analisti për fjalimin e sotëm të kryeministrit, në të cilin sipas tij, Rama përdori gjuhë nacionaliste.

“Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, e kundër-vënë jo vetëm me Europën dhe SHBA, por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj”, ka thënë Lubonja teksa duke bërë krahasimin me deklaratat e hershme të Ramës nxjerr në tregon se ndryshe ka folur kur Haradinaj akuzohej për krime e lufte e ndryshe flet tani.

“Ideja e një Ballkani ku kapërcehen urrejtjet nacionale ku edhe kultura të bëhet më e shkëmbyeshme, besoj se kjo gjë duhet. Për këtë arsye bëhen edhe negociatat. Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, e kundër-vënë jo vetëm me Europën dhe SHBA, por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë. Kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin? Mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm? Pavarësisht se a janë apo nuk janë Thaci e Veseli fajtorët, 1000 të zhdukur janë e Rama duhet të reflektojë për këtë gjë. Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

Të fundit