Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ku është Evropa?/ DW: Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal
Virusi i Coronës është një problem global, këtë e dinë tani të gjithë. Dikush do të mendojë se një problem global duhet të prodhojë zgjidhje globale. Por të tilla vështirë se sheh në Evropë dhe gjetkë. Përkundrazi ne jo vetëm që po përjetojmë një "distancim shoqëror”, por edhe "distancimin kombëtar". Izolimi kombëtar në nivelin politik dhe ekonomik, i cili ndihet prej disa vitesh, po bëhet tani edhe më i dukshëm. Mosmarrëveshja e fundit mes Berlinit dhe Uashingtonit për 200,000 maska që janë zhdukur është një shembull i këtij zhvillimi.
Brenda Bashkimit Evropian ndihmat e ndërsjellta ose masat e koordinuara për të luftuar pandeminë e koronës nisë me ngadalë dhe tashmë janë përfshirë nga mosmarrëveshjet për obligacionet për Coronën. Dhe jo vetëm kaq: mbyllja e njëanshme e kufijve, ndalimi për të hyrë në vendet anëtare të BE-së ose ndalimi për eksportin e pajisjet mjekësore që mori Gjermania janë një shprehje e faktit që interesat kombëtare shihen si më prioritare se ato evropiane.
Lëvizja e lirë e qytetarëve, liria e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, shpresa e një politike të përbashkët shëndetësore - duket se në krizën e Coronës i takojnë së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ankohet me të drejtë, se Evropa aktualisht po rrezikon ta sakrifikojë acquis në luftën kundër virusit Corona.
Evropës i mungon vetëdija globale
Ndërkohë, siç tregon shembulli i Italisë, vendet e tjera po sillen shumë më tepër në mënyrë altruiste, edhe sepse ato e kuptojnë fuqinë e imazheve më mirë sesa udhëheqja e BE-së. Megjithë kritikat e justifikuara ndaj qeverive të tyre, Rusia, Kina dhe Kuba kanë dërguar furnizime mjekësore dhe mjekë në Evropë.
Sigurisht, dikush mund t'i akuzojë ata për manovra PR-i, por kjo qasje në periudha të pazakonta, për dallim nga politika jonë, duhet të na kujtojë diçka tjetër: sa sheh Evropa, që po merret me vetveten përtej hundës së saj dhe kupton dinamikën e gjeopolitikës? Pse Evropa bën sehir se si në Itali, Spanjë apo vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, "zemrat dhe mendjet" e njerëzve po i fitojnë qeveritë e Moskës apo Pekinit, dhe jo Brukseli?
Politika e jashtme dhe e sigurisë evropiane është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen jo vetëm për fqinjët - kriza greke e borxheve, Brexiti, refugjatët - por edhe për vetëdijen globale të BE-së. Virusi Corona u klasifikua si një pandemi e mundshme që në dhjetor 2019 nga Tajvani. Madje dhe Kina pranoi në mes të janarit se sëmundja duhet të merret seriozisht. Kurse Gjermania dhe Evropa vazhduan të merren me veten gjë që bëri që regimet të nisnin me vonesë dhe pasi virusi Corona kishte hyrë tashmë në tokën evropiane.
Perspektiva të reja në mes të krizës së Coronës
Edhe rindezja e fundit e krizës siriane në fund të shkurtit tregoi se sa pak janë marrë vitet e kaluara me problemet thelbësore ndërkombëtare Gjermania dhe BE-ja. Ne mund të shpresojmë gjithmonë për partnerë të përsosur, por tani dhe pas Coronës do të duhet të merremi përsëri edhe me fqinjët jodemokratë. Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe, duke pasur parasysh situatën ekonomike, duhet të na aftësojë të mendojmë në mënyrë jokonvencionale, por mbi të gjitha në mënyrë politike më reale.
Kur Gjermania e quan strategjinë turke për krizën e Coronës si autoritare, ajo të krijon thuajse përshtypjen e një dëshpërimi. Edhe në vendet e tjera evropiane, me urdhër të qeverisë industria e ka ndryshuar profilin duke prodhuar pajisje mjekësore dhe edhe në këto vende po kontrollohen burimet e informacionit për virusin.
Për më tepër Turqia zbatoi shumë më herët se vende të tjera kufizime për qarkullimin e udhëtarëve dhe nisi testet për virusin. Qeveria e Erdogan mund dhe duhet të kritikohet në shumë fusha, por strategjia e saj kundër virusit Corona nuk ka qenë shumë më e ndryshme se ajo e qeverive të tjera evropiane.
Si do të ishte sikur Turqinë ta përfshinim si partner strategjik në luftën kundër krizës së Coronës? Kështu për shembull industria e fortë turke e tekstilit me më shumë se katër milion punëtorë, ku punojnë dhe shumë refugjatë sirianë, mund të ndihmojë për të kompensuar mungesat e Evropës për veshje mbrojtëse dhe maska. Pas ndërprerjes së rrjeteve të furnizimit mes Kinës dhe Evropës prej krizës së Coronës dhe pasi u bë e qartë se efikasiteti dhe optimizimi me çdo çmim e bënë sistemin tonë ekonomik gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj krizave, tani janë përsëri në modë riorganizimi dhe ri-rajonalizimi. Kjo e bën përsëri Turqinë një treg më tërheqës për Evropën, ndërkohë që Turqia do të ketë nevojë për BE-në si treg shitje edhe më shumë pas Coronës.
Në mes të krizës së Coronës ofrohen perspektiva të reja edhe për të rinisur dialogun e vështirë me Erdogan dhe për të pranuar rolin e rëndësishëm strategjik të Turqisë për krahun jugor të Evropës, për të mos harruar as shfrytëzimin e levave ekonomike evropiane.
BE - një fuqi e madhe me përgjegjësi globale
Në vend që të përqendrohemi vetëm tek problemet tona ose të tregojmë me gisht ndaj të tjerëve, kjo situatë duhet ta bëjë Evropën të vetëdijshme për detyrimet e saj globale. Në planin afatshkurtër dhe afatgjatë pasojat politike dhe ekonomike do të jenë të mëdha. Për t'u përballur me to, kërkohet një bashkëpunim i vërtetë realpolitik me partnerët ndërkombëtarë - edhe për të forcuar sovranitetin vetiak.
Ne nuk do të jemi në gjendje të shmangim ndryshimin e qëndrimeve tona shoqërore dhe ato të politikës së jashtme para dyerve të Evropës. Evropa, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është një fuqi e madhe ekonomike dhe politike me përgjegjësi ndaj më shumë se 500 milion qytetarëve të saj. Pjesë e kësaj përgjegjësie është tani më shumë se kurrë që të përballemi në mënyrë kritike dhe pragmatike me partnerë të pakëndshëm. Politikisht dhe ekonomikisht - pikërisht sepse gjeostrategjikisht jemi në të njëjtën varkë.
Oliver Rolofs është partner drejtues i zyrës së konsulencës strategjike "Connecting Trust" në Mynih dhe ekspert për Evropën Juglindore. Ai ka qenë për shumë vite shefi i komunikimit i Konferencës së Sigurisë në Mynih. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38