Flash News

KRYESORE

"Ku është policia se studentët po i godasin"

Afati që studentët i kishin vënë qeverisë për të plotësuar kërkesat ka përfunduar dhe ata janë duke marrë vendimin se në ç`masë do e përshkallëzojnë protestën. Ndërkohë një student që është dhe gazetar, Andi Vrapi, ka bërë një reagim në Facebook duke thënë se po goditën nga anëtarët e FRESH.

"Ore, keni pare e keni degjuar qe nje student te goditet nga FRESSH-istat se do shkoje te KRYEMINISTRIA???

Duan apo nuk duan FRESHISTAT, ne do shkojme ne Kryenimistri se MAS ja pime lengun,"- shkruan Andi në statusin e tij në Facebook.

E ndërkohë, gazetarja Erjona Rusi e ka shpërndarë këtë status dhe i ka bërë thirrje policisë:

"Ku është policia se studentët po i godasin."

 

Të fundit