Flash News

KRYESORE

Ku do jetë sonte në mbrëmje Saimir Tahiri, në qeli apo në ‘Opinion’?

Ku do jetë sonte në mbrëmje Saimir Tahiri, në qeli apo

Rreth orës 19:00 pritet të mblidhet Këshilli i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë për të vendosur për imunitetin e deputetit të PS, Saimir Tahiri. Deputeti rrezikon të arrestohet që mbrëmjen e sotme për shkak se dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës me Italinë.

Por, stafi i emisionit ‘Opinion’ ka njoftuar se Tahiri do të jetë i pranishëm në studio në orën 21:00. Deri më tani, Blendi Fevziu nuk ka konfirmuar anulimin e intervistës me ish-ministrin e Brendshëm.

Gjithsesi, zhvillimet për këtë çështje janë shumë të shpejta ndaj është e vështirë të thuhet se ku do të jetë sonte në mbrëmje Saimir Tahiri, në qeli apo në ‘Opinion’.

Të fundit