Flash News

KRYESORE

Ku ndodhet Gruevski? Maqedonia ofensivë diplomatike për arrestimin e ish-kryeministrit

Ku ndodhet Gruevski? Maqedonia ofensivë diplomatike për arrestimin e

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë (MPB) mori konfirmim nga Ministria hungareze e Punëve të Brendshme se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil.

“Pas kontrolleve të bëra adekuate. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se personi Nikolla Gruevski, i cili kërkohet për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy viteve për vepër të kryer penale – marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor, gjendet në Republikën e Hungarisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë mori edhe konfirmim nga Ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil”, njoftoi sonte MPB-ja.

MPB-ja në faqen e saj të internetit bëri të ditur se është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeiminstrin Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg për rastin “Tenk” të Prokurorisë Publike Speciale.

Po ashtu, lidhur me informacionet se Gruevski gjendet në Hungari me njoftim doli edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ).

“Lidhur me informacionet në opinion se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është arratisur në Budapestë dhe ka kërkuar azil në Hungari, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr ambasadori hungarez në Shkup, Laslo Duks, në takim tek sekretari shtetëror Viktor Dimovski, me qëllim të kontrollimit të informacionit edhe përmes kanalit diplomatik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Në bisedën u theksua, se në rrugën e saj evropiane dhe evroatlantike, Republika e Maqedonisë është fuqishëm e përcaktuar të qëndrojë në vlerat e ndërtimit të shtetit ligjor, funksionimit të gjyqësorit të pavrur dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato më të lartat, që ishte pjesë e rekomandimeve në raportin e Pribes”, shtohet në njoftimin.

Të fundit