Ku ndryshon Basha nga Rama. Fitim Zekthi gjen dy elementë (që i quan paradigmatikë)

Në një Koment për Politiko.al analisti Fitim Zekthi është ndalur te perceptimi apo ideja e krijuar se kryeministri Rama është bërë i pathyeshëm, ndërsa shefi i opozitës Basha është i dobët. Duke u munduar ta kundërshtojë këtë perceptim, Zekthi ka qëmtuar edhe dy dallime thelbësore, ose paradigmatike siç i quan ai, mes dy liderëve.

Sipas tij Basha nuk ka patur kurrë lidhje me trafikantët apo njerëz të botës së krimit dhe, së dyti, ai kurrë nuk i ka thirrur elemntë të tillë për t’i futur në politikë, për t’i futur në lista.

Megjithatë, një pyetje që vlen për Zekthin është: a mjafton kaq?

Fitim Zekthi nw zgjedhjet e qershorit 2017 u vendos nga Basha i gjashti në listën e Elbasanit, nga e cila Partia Demokratike nxori 2 deputetë.

Linku i shkrimit të plotë të Fitim Zekthit