Flash News

KRYESORE

Kualifikohen Japonia dhe Kolumbia, Senegali mbetet jashtë për shkak të kartonave të verdhë

Kualifikohen Japonia dhe Kolumbia, Senegali mbetet jashtë për shkak

Skuadra e Kolumbisë ka mposhtur me rezultatin 0-1 Senegalin dhe është kualifikuar si skuadra e parë e grupit H.

Goli i J. Mina në minutën e 74 të takimit i dha fitoren Kolumbisë duke bërë që të renditej e para në grup me 6 pikë të grumbulluara.

Goli i Kolumbisë: Mina 74'

Ndërkohë skuadra e dytë e kualifikuar nga grupi H është Japonia, e cila ka grumbulluar 4 pikë dhe arriti të kualifikohej pavarësisht humbjes ndaj Polonisë ditën e sotme me rezulatin 0-1.

Senegali nuk arriti dot të kualifikohej, megjithëse grumbulloi vetëm 4 pikë dhe u rendit në vendin e tretë, pasi kishte dy kartona të verdhë më shume se ekipi polak.

Goli i Polonisë: Bednarek 60'

Skuadra tjetër që i ka dhënë ‘lamtumirën’ Botërorit është Polonia, e cila grumbulloi vetëm 3 pikë në tre ndeshjet e zhvilluara në grup.

 

Të fundit