Flash News

KRYESORE

Kualifikueset e Kupës së Botës/Zvicera shpartallon Hungarinë, Holanda thuajse e eliminuar...

Kualifikueset e Kupës së Botës/Zvicera shpartallon

Holanda ëshë thuajse jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018” duke dështuar për herë të dytë radhazi pas mungesës në Kampionatin Europian “Francë 2016”. “Tulipanët” fituan 1-3 në Bjellorusi, por fitorja 8-0 e Suedisë ndaj Luksemburgut bën që në ndeshjen direkte, e cila do të luhet në Amsterdam pas 3 ditësh, të besuarive të Dik Advokat t’u duhet të fitojnë me 7 gola diferencë për të zënë një vend në “play-off”.

Franca mposhti 0-1 Bullgarinë dhe mbajti vendin e parë të cilin do ta sigurojë nëse mposht në ndeshjen e fundit në shtëpi Bjellorusinë.

Portugalia fitoi 0-2 në Andorrë, ndërkohë që Zvicra mposhti 5-2 Hungarinë. Në këtë grup gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit direkte mes tyre që do të luhet në Portugali. Skuadrës së Kristiano Ronaldos i duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar direkt, në rast të kundërt do kalojë Zvicra dhe portugezët do të luajnë në “play-off”.

Greqia fitoi 1-2 në Qipro dhe mori vendin e dytë në grup duke parakaluar Bosnjën. Mes tyre do të ketë një përballje direkte tashmë në Athinë pas tre ditësh për të vendosur skuadrën që do të luftojë për një vend në “play-off”. Aktualisht, Greqia renditet e fundit e vendeve të dyta çka e bën atë të mbetet jashtë “play-off”-it edhe pse mban vendin e dytë në grup.

Më herët, Bosnjë-Hercegovina dhe Belgjika kanë dhuruar një ndeshje të çmendur në Sarajevë, e vlefshme për Grupin H të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Miqtë edhe pse e kanë siguruar kualifikimin, nuk falën aspak duke fituar me shifrat 3-4 një takim që dhuroi vetëm spektakël.

Grupi A

Suedi – Luxembourg         8 - 0

Bjellorusi – Holande          1 - 3

Bullgari – France                0 - 1

Grupi B

Ishujt Faraoe – Letoni       0 - 0

Andora – Portugal             0 - 2

Zvicer – Hungary                5 - 2

Grupi H

Bosnja-Herzegovina 0 Belgjika   3 - 4

Gjibraltari – Estonia                       0 - 6

Qipro – Greece                                1 - 2

 

Sot:

Grupi C

Republika Ceke - San Marino

Gjermani  -  Azerbaijan

Norvegji  -  Irelanda V

Grupi E

Danimarka  - Romania

Kazakhstan - Armenia

Polania  - Mali i Zi

Grupi F

Lituania  -  England

Slovakia - Malta

Slovenia - Skocia

 

 

 

Të fundit