Kualifikueset Euro2020: Shkëlqen Gjermania, Uellsi dhe Kroacia ndahen në paqe

Gjermania di të fitojë edhe kur luan me një lojtar më pak, sidomos ndaj rivalëve të dobët si Estonia. “Pancerat” sonte shkatërruan 3-0 estonezët në mungesën e Emre Canit në thuajse gjithë ekipin. megjithëse duhet të luante shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak pas të kuqit të Emre Can.

Për Gjermaninë shkëlqeu Ilkay Gundogan me dy gola dhe një asist. Golin e tretë e shënoi sulmuesi Werner. Me këtë triumf, Gjermania nuk i ndahet Holandës në krye të grupit C me pikë të barabarta.

Polonia fitoi 2-0 Maqedoninë e Veriut dhe të dy golat janë shënuar në fund nga Frankowski dhe Milik. Polakët tashmë janë ngjitur në krye të grupit G. Pas tyre në vend të dytë pozicionohet Austria, e cila fitoi 1-0 ndaj Sllovenisë. Ndërkohë, në grupin E Uellsi dhe Kroacia u ndalën në paqe 1-1.