Flash News

KRYESORE

Kubë, një meteor godet pjesën perëndimore të vendit

Kubë, një meteor godet pjesën perëndimore të vendit

Shërbimi kombëtar amerikan i motit dhe shkencëtarët kubanë janë shprehur se një meteor mund të ketë goditur dje pjesën perëndimore të Kubës.

Sipas tyre, meteori mund të ketë rënë në afërsi të Vinales, në një lartësi prej rreth 7900 metrash nga toka.

“Radarët kanë detektuar një meteor që ka prekur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt”, thuhet në një njoftim.

Gjithashtu është raportuar se banorët e Vinales kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe thonë se një meteor i vogël mund të ketë goditur këtë qytet. Vinales gjendet rreth 180 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Havana dhe është një zonë turistike.

Media shtetërore në Kubë ka raportuar se banorët dhe turistët në atë zonë kanë parë një ndriçim në qiell që është pasuar nga një shpërthim dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ketë qenë një meteor që ka goditur këtë pjesë.

Të fundit