Flash News

KRYESORE

Kudo ku shkon pritet me protesta, Rama: Janë kthyer në çeta

Kudo ku shkon pritet me protesta, Rama: Janë kthyer në çeta

Edhe gjatë turit të tij në qarkun e Gjirokastrës, Rama është pritur sërish me protesta që në orët e para të mëngjesit në hyrje të Përmetit.

Duke mbajtur fjalimin elektoral, Rama u ndal edhe te protestat që e shoqërojnë para çdo takimi dhe i cilësoi si çeta me 50 vetë në cepa rrugësh.

“E gjithë kjo është kthyer në punë çetash me 50 veta që shfaqen nëpër cepa rrugësh dhe nuk dinë ku kanë këmbët e kokën”, tha Rama.

Po ashtu, edhe protestuesit që u ngritën për lirimin e KZAZ-ve i cilësoi si “fakirë e fukarenj nga mendja që pranojnë të bëhen mish për top për udhëheqësit e tyre dhe më pas mbeten në burg”.

Të fundit