Flash News

KRYESORE

Kufijtë/ Bushati: Nën petkun e ‘pro-atlanticizmit’, interesa neojugosllave

Kufijtë/ Bushati: Nën petkun e ‘pro-atlanticizmit’,

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë në kuadër të samitit dy ditore të ‘Brdo Brijuni’. Për ish-kreun e diplomacisë, kultivimi i marrëdhënieve të mira duhet të vijojë, por Serbia nuk mund të pretendojë raporte të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës, ndërsa politikën serbe e njësoi me “politika e lisharësit”.

“Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve. Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karrige në të njërën kohë. Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën. Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimine politikes së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aleatët kryesor strategjik për çështje të rëndësishme.

Nuk bie dakord me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbisë, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë”, përfundoi Bushati.

Bushati u shkarkua nga kryeministri Edi Rama në Dhejtor; jo zyrtarisht u përfol se ai u bë ‘kurban’ për shkak të qëndrimit kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi. Një ide e përkrahur dhe e promovuar fort nga Rama deri para organizimit të Samitit të Dytë të Berlinit.

Të fundit