Flash News

KRYESORE

Kufijtë Kosovë-Serbi, Hahn: Të arrihet marrëveshje e qëndrueshme

Kufijtë Kosovë-Serbi, Hahn: Të arrihet marrëveshje e

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Johanes Hahn një intervistë për gazetën serbe “Pobjeda” kërkon që marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit të mos jetë precedent, por të garantojë stabilitet në Ballkan.

Hahn, duke folur për marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit tha se duhet të jetë në një linjë me të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket shkëmbimit të kufijve Kosovë-Serbi, Hahn thotë se ndërmjet dy shteteve duhet të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë, një zgjidhje reale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Secila marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e aplikueshme. Ajo nuk duhet të jetë një precedent, por duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe për rrugëtimin e tij drejt BE-së. Ata kanë nevojë për kohë që të arrijnë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe që synim ka normalizimin e raporteve”, nënvizon eurokomisioneri.

Hahn theksoi sërish se asnjë shtet nuk mund të hyjë në BE, pa zgjidhur problemet bilaterale.

Të fundit