Flash News

KRYESORE

Kufijtë Kosovë-Serbi, Haradinaj: Pozicioni im është i qartë!

Kufijtë Kosovë-Serbi, Haradinaj: Pozicioni im është i

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media u shpreh i qartë dhe prerë për çështjen e shkëmbimit të kufijve të Kosovës me Sebrinë.

Gjatë konferencës, ai tha se po bisedon me Presidentin Hashim Thaçi por se pozicioni i tij kundër korrigjimit të kufijve është i qartë.

“Jemi duke biseduar, e vërteta është kështu ka një kohë të gjatë që ekziston një teori e marrëveshjes shqiptaro-serbe. Tashmë  diskursi ka ndryshuar. Pozicioni im është i qartë, në mënyrë korrekte. Është logjikë e gabuar me u kthy prapa për diçka që e kemi mbërri. Ne synojnë anëtarësimin në BE”, tha ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së Haradinajt në bisedimet në Bruksel, kryeministri tha se është i angazhuar.

“Unë s’e mohoj kryerjen e funksioneve që mi jep kushtetuta, po realisht për këtë çështje  problemi është te koha. Për dialog nuk kam shumë kohë”, tha Haradinaj.

Të fundit