Flash News

KRYESORE

Kufiri detar me Greqinë, Presidenti Meta refuzon sërish autorizimin?

Kufiri detar me Greqinë, Presidenti Meta refuzon sërish autorizimin?

Presidenti Ilir Meta është pyetur edhe për paktin detar me Greqinë, gjatë konferencës për shtyp me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitarovi.

Në pergjigje te interesit te gazetareve te ndodhur ne konference Meta tha se procesi duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës. Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”, u shpeh Meta.

Në fakt, gjatë ditës së sotme, edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja me Greqinë është një proces që do të kërkojë kohën e vet. “Nuk e konfirmoj dot nëse do të jetë brenda dy javësh. E kam thënë edhe më herët se është një proces që do të kërkojë kohën e vet”, deklaroi ministri.

Të fundit