Flash News

KRYESORE

Kufizimet e lëvizjeve, Policia sqaron qytetarët për rregullat e reja

Kufizimet e lëvizjeve, Policia sqaron qytetarët për rregullat e

Për shkak të kufizimeve të shumta të ndërmarra nga qeveria, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë qytetarë kanë konfuzion dhe paqartësi lidhur me lëvizjen e mjeteve. Kryesisht, më të prekurit janë ata që kanë aktivtete biznesi, të cilët i janë drejtuar masivisht Policisë së Shtetit duke kërkuar sqarime nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresëse elektronike. Por, policia sqaroi pasditen e të hënës se si duhet të veprojnë këta qytetarë nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën [email protected] dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se: “Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it [email protected] dhe dy numrave të dedikuar.

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për  personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve  prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.  Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private”.

Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit, Burgjeve, gazetarët dhe personeli shëndetësor, Policia bën këtë sqarim. “Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit. #DurimBashkëDoJaDali”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit