Flash News

KRYESORE

Kufizimet prej Covid-19 përmirësojnë cilësinë e ajrit në Evropë

Kufizimet prej Covid-19 përmirësojnë cilësinë e ajrit

Ndotja e ajrit është zvogëluar në zonat urbane në të gjithë Evropën gjatë kohës që qeveritë kanë shtrënguar masat duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, prej pandemisë Covid-19.

Qytetet e mëdha si Brukseli, Parisi, Madridi, Milano dhe Frankfurti treguan një ulje të niveleve mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm gjatë periudhës 5-25 mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas pamjeve satelitore Sentinel-5.

Kjo përkon me bllokime në shumë vendeve evropiane që kanë frenuar transportin rrugor - burimi më i madh i ndotjes së ajrit, si dhe ngadalësoi prodhimin në fabrikat që lëshojnë gaz.

Imazhet e reja, të publikuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Evropiane e Shëndetit Publik jofitimprurës (EPHA), tregojnë një densitet të zvogëluar të gazit të dioksidit të azotit, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes dhe kancer.

Në Madrid, niveli mesatar i dioksidit të azotit u ul me 56 përqind pasi qeveria spanjolle ndaloi lëvizjet normale në 14 Mars.

EPHA tha që njerëzit që jetojnë në qytete të ndotur mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, sepse ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të keq mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksionit.

Kina gjithashtu regjistroi një rënie të ndotjes së dioksidit të azotit në qytete gjatë muajit shkurt, kur qeveria vendosi masa drakoniane të bllokimit për të parandaluar epideminë.

Përshtatur nga NYPOST

Të fundit