Kufizimet prej Covid-19 përmirësojnë cilësinë e ajrit në Evropë

Ndotja e ajrit është zvogëluar në zonat urbane në të gjithë Evropën gjatë kohës që qeveritë kanë shtrënguar masat duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, prej pandemisë Covid-19.
Qytetet e mëdha si Brukseli, Parisi, Madridi, Milano dhe Frankfurti treguan një ulje të niveleve mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm gjatë periudhës 5-25 mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas pamjeve satelitore Sentinel-5.

Kjo përkon me bllokime në shumë vendeve evropiane që kanë frenuar transportin rrugor – burimi më i madh i ndotjes së ajrit, si dhe ngadalësoi prodhimin në fabrikat që lëshojnë gaz.

Imazhet e reja, të publikuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Evropiane e Shëndetit Publik jofitimprurës (EPHA), tregojnë një densitet të zvogëluar të gazit të dioksidit të azotit, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes dhe kancer.

Në Madrid, niveli mesatar i dioksidit të azotit u ul me 56 përqind pasi qeveria spanjolle ndaloi lëvizjet normale në 14 Mars.

EPHA tha që njerëzit që jetojnë në qytete të ndotur mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, sepse ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të keq mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksionit.
Kina gjithashtu regjistroi një rënie të ndotjes së dioksidit të azotit në qytete gjatë muajit shkurt, kur qeveria vendosi masa drakoniane të bllokimit për të parandaluar epideminë.

Përshtatur nga NYPOST