Flash News

KRYESORE

Kufizimi i lëvizjes, Rama: Jo për pordhuesit dhe shpërndarësit e mallrave ushqimore

Kryeministri Edi Rama, sipas tij “në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve për transportin dhe furnizimin me mallra ushqimore”, shkruan se “nuk ka kufizime” pë rata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime. “Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut”, shprehet Rama.

Sipas tij kufizimi me fashat orare është për konsumatorët dhe punonjësit e “sektorit publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore”, thotë Kryeminsitri.

Në fund ai u shpreh dhe mirënjohjen pikërisht “prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore”, shkruan Rama.

Të fundit