Flash News

KRYESORE

BE kufizon shitjen e gomoneve për Libinë, shkak kriza e emigrantëve

BE kufizon shitjen e gomoneve për Libinë, shkak kriza e

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të kufizuar eksportin e gomoneve tek Libia, në përpjekje për të frenuar trafikimin e refugjatëve.

Kufizimi nuk do të aplikohet ndaj bizneseve legjitime të Libisë, si për shembull për grupet e peshkatarëve, thuhet në një deklaratë të Unionit.

Megjithatë, ende nuk dihet se si BE do të veprojë që këto eksporte të mos bien në duar të gabuara në vendin e Lindjes së Mesme, ku prej kohësh mungon zbatimi i ligjit. 

Ndërkohë, Luksemburgu ka paralajmëruar se ekziston rreziku që fondet që BE i ofron Libisë për të frenuar fluksin e refugjatëve të bëjnë që këta të fundit të përfundojnë në “kampet e përqendrimit”. 

Shumë emigrantë shfrytëzohen nga bandat e trafikantëve në Libi, duke u bërë pre e dhunës brutale fizike dhe dhunimeve seksuale. Që nga rënia nga pushteti e liderit historik Muammar Gaddafi, në vend ka pllakosur dhuna e pandalshme dhe ligji është inekzistent. 

Mbi 88 mijë emigrantë kanë kaluar Mesdheun që nga fillimi i vitit për të arritur Italinë dhe çereku i tyre mbërriti vetëm në qershor. Vlen të theksohet se shifra është më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Top Channel 

Të fundit