Flash News

KRYESORE

Kujdes! Çokollata e bardhë nuk ka vlera ushqyese...

Kujdes! Çokollata e bardhë nuk ka vlera ushqyese...

Për të gjithë adhuruesit e çokollatave, një lajm jo i mirë vjen nga nutricionistët sa i përket çokollatës së bardhë. Siç konstatohet çokollata e bardhë nuk ka një nga përbërësit kryesor të çokollatës klasike të ashtuquajtur “e zezë”, nuk ka kakaon. Në vend të kakaos në prodhimin e çokollatës së bardhë përdoret gjalpi dhe yndyrat e tjera bimore. Kjo është dhe arsyeja pse çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm kalori të tepërta.

Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 % gjalpë, dhe rreth 14 % e përbërjes së qumështit është masë e thatë. Pjesa tjetër është sheqer dhe 100 g çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 g i karbohidrate. Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpi i kakaos, sheqeri, qumështi pluhur dhe vanilja. Pra edhe pse e bardhë, ajo është çokollatë, vetëm se pak më e ëmbël se çokollata e zezë dhe ajo me qumësht.

Të fundit