All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kujdes! Jo çdo ushqim ruhet në frigorifer...

Kujdes! Jo çdo ushqim ruhet në frigorifer...
All - Paragraf - 1

Është kthyer në rutinë tashmë që çdo ushqim të ruhet në frigorifer, në mënyrë që të jetë i freskët. Por jo gjithmonë qëndron kjo, kur vjen puna tek disa ushqime specifike nuk është nevoja ta bëni këtë. Ju mund të ruani një hapsirë të konsiderueshme të frigoriferit tuaj, duke i transferuar disa ushqime në dollap.

All - Paragraf - 3

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të ruhen në frigorifer:

Gjalpi

Gjalpi është kryesisht yndyrë (zakonisht rreth 80% yndyrë), gjë që e bën atë më pak tërheqës ndaj bakterieve sesa produktet tjera me përmbajtje të lartë të ujit. Gjithashtu shumë lloje të  gjalpit  janë prodhuar me qumësht  të pasterizuar, gjë që i bën ata edhe më pak të prirur ndaj rritjes bakteriale .

Mjalti

Temperaturat e ulëta shkaktojnë që mjalti të kristalizohet,duke e bërë atë të kalojë nga tekstura viskoze në të ngurtë .

Frutat citrik

Limoni apo portokalli. Natyra u ka dhënë lëkurë të fortë  atyre për një arsye , kështu që  mund t’i bëjnë ballë ambientit dhe ndryshimeve të jashtme.

Domatet

Nëse dëshironi t’ua ruani shijen që i karakterizon domatet, atëherë kurseni ato nga ftohtësia e  frigoriferit. 

Të fundit