Flash News

KRYESORE

Kujdes nga autobusi… në Tiranë autobusi përplas qytetarin me biçikletë

Kujdes nga autobusi… në Tiranë autobusi përplas qytetarin

Tani qytetarët duhet ë kenë kujdes edhe nga autobusi. E dyta ditë rresht që një autobus në kryeqytet përfshihet në një aksident. Pas ngjarjes së djeshme te Zogu i Zi, ku u përplasën dy autobusa dhe u plagosën lehtë 5 verë, sot  herët në Tiranë, autobusi përplasi qytetarin me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 e 30 pranë pallatit me shigjeta, në unazën e kryeyqytetit. I lënduari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Me të mbërritur në vendngjarje policia ka kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fakti është se një pjesë autobusësh janë të pakujdeshëm, madje duke qenë rivale në disa linja shpesh herë bëjnë gara apo kanë rivalitet të egër për të marrë pasagjerë sa më shumë. Kjo ndodh sidomos me autobusët e linjës Kombinat – Qendër - Kinostudio, ku janë katër pesë lnija në një segment të gjatë rruge, me katër – pesë stacione…

Të fundit