All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Kujdes nga komunistët e rinj”, pedagogu Hasimja apel me katër pika për studentët

All - Paragraf - 1

Pedagogu Ermal Hasimja mbështet protestën e studentëve që kërkojnë uljen e tarifave, por u ka bërë thirrje të tregohen vigjilent ndaj faktorëve të jashtëm.

All - Paragraf - 3

Përmes një statusi me katër pika ne 'Facebook', Hasimja thekson ndër të tjera se studentët të bëjnë kujdes veçanërisht ndaj komunistëve të rinj, që kërkojnë saktësisht të kundërtën e asaj që kërkonin studentët e '90s.

“1. Qytetarët mbështesin studentët, sepse shpresojnë që të protestojnë kundër shtetit hajdut, jo thjesht kundër tarifave.

2. Këshillë studentëve: Mes protestuesve janë edhe komunistët e rinj. Ata kërkojnë saktësisht të kundërtën e asaj që kërkonin studentët e '90s. Mos i lejoni t'jua vjedhin protestën! Komunizmin e provuam, ne dhe gjithë bota. Asnjeri prej jush nuk ëndërron të studiojē në Korenë e Veriut komuniste apo Venezuelën socialiste, por në Gjermaninë e Anglinë kapitaliste.

3. Protesta kundër Nikollës nuk ka kuptim: ministrja nuk ka në dorë asgjë. Shihni më lart.

4. Kujdes me akuzat ndaj pedagogëve: një pakicë pedagogësh të papërgjegjshëm nuk mund të përfaqësojnë gjithë të tjerët. Kujdes me akuzat sepse mund të jenë mbi inate personale e jo mbi baza reale”, thekson Hasimja.

Studentët mbyllën sot ditën e gjashtë të protestës, teksa presin përgjigje nga Ministria e Arsimit për 8 kërkesat e tyre.

Të fundit