Flash News

KRYESORE

Kujdes nga parfumet, ja si ndikojnë në shëndetin tuaj...

Kujdes nga parfumet, ja si ndikojnë në shëndetin tuaj...

Çdokush ka aromën e tij të preferuar që e mishëron në parfumin që përdor. Por përpos një arome të këndshme, duhet të bëjmë kujdes sa i përket parfumeve dhe mënyrës se si ato ndikojnë në shëndetin tonë.

Sipas studiuesve, produktet me të cilat bëhen parfumet ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Kjo sepse kur ekspozohen në ajër të hapur, parfumet avullojnë substanca kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë mesazhe trurit.

Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë. Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve apo dyshemeve.

Por si mund ta evitoni këtë?

Duke bërë të mundur që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here. Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju lind një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje. Një në 20 persona mendohet se vuajnë nga alergjia ndaj parfumeve.

Të fundit