Flash News

KRYESORE

Kujdes nga përditësimi i fundit i Windows 10-ës, përdoruesit shprehen shumë të shqetësuar

Kujdes nga përditësimi i fundit i Windows 10-ës, përdoruesit

Microsoft nisi zyrtarisht përditësimin e kompjuterëve me Windows 10 në versionin më të fundit të sistemit operativ, atë 1809, i cili quhet ndryshe Përditësimi i Tetorit 2018.

Përdoruesit e parë që kanë instaluar versionin e fundit të Windows 10-ës vunë re diçka vërtet shqetësuese. Skedarët dhe të dhënat e tyre në Documents dhe Pictures ishin fshirë. Sipas të prekurve, dosjet që janë fshirë janë të parikuperueshme edhe me softuerë të specializuar.

Lajmi u përhap me shpejtësi në Reddit dhe interneti tashmë po kërkon jo vetëm që të rikthejë versionin e kaluar të Windows 10-ës, por edhe të dhënat e fshira.

“Microsoft është në dijeni të raporteve dhe po heton ngjarjen”, ishte e vetmja deklaratë që bëri kompania.

Të fundit