Flash News

KRYESORE

Kujdes me përdorimin e aloe verës! Ja cilat janë disa nga kundërveprimet e mundshme

Kujdes me përdorimin e aloe verës! Ja cilat janë disa nga

Aloe vera është një bimë shumëvjeçare me lëng. Bima mund të rritet deri në 1.2 metër e gjatë dhe gjethet e saj si shpatë mund të rriten deri në 90 cm. Xheli i trashë dhe i tejdukshëm që gjendet në pjesët e brendshme të gjethes më së shumti përdoret për çarjet dhe djegiet e vogla.

Megjithëse aloe vera është e përbërë nga 99% ujë, xheli i aloes përmban edhe substanca të njohura si glikoproteina dhe polisakaride. Glikoproteinat përshpejtojnë procesin e shërimit duke ndaluar dhimbjen dhe inflamacionin, ndërsa polisakaridet nxisin rritjen dhe riparimin e lëkurës. Këto substanca gjithashtu studimulojnë sistemin imunitar.

Si ta përdorni:

Fëmijët

Xheli i aloes mund të aplikohet mbi lëkurë vetëm për acarime të thjeshta të lëkurës. Fëmijët nuk duhet të marrin kurrë preparate gojore të aloes.

Të rriturit

Prijeni gjethen e aloes për së gjati dhe hiqni xhelin që ndodhet brenda ose përdorni një përgatitje të gatshme. Pastroni lëkurën në zonën e prekur dhe pastaj aplikojeni xhelin e aloes mbi lëkurë. MOS e përdorni në plagë të hapura. Kujdes!

Përdorimi i bimëve është i mirë për forcimin e trupit dhe trajtimin e sëmundjeve. Megjithatë bimët mund të krijojnë reaksion me bimë të tjera apo ilaçe që po merrni. Ndaj është e rëndësishme që para se t’i përdorni të flisni gjithnjë me mjekun. Xheli i aloes konsiderohet i sigurt nëse aplikohet mbi lëkurë, por nuk duhet vënë mbi plagë të hapura apo plagë të thella. Në raste të rralla ai mund të shkaktojë reaksion alergjik, kryesisht duke dhënë skuqje të lëkurës. Në këto raste, mos e përdorni më xhelin e aloes.

Të fundit