Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kujdes! Policë me veshje civile kanë nisur aksionin në rrugët e Tiranës, deri më tani 14 të arrestuar
Policia Rrugore e Tiranës kanë nisur një aksion të gjerë për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë rezultuar fatale dhe me humbje jetë njerëzish. Në të gjithë kryeqytetin janë organizuar disa pika kontrolli lëvizëse, me agjent verifikues me veshje civile, të cilët po monitorojnë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Deri më tani janë arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe janë gjobitur me qindra të tjerë për shkleje të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan📸 në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.
Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:
95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar📲gjatë drejtimit të mjetit.
78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.
120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :
- 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.
- 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
- 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
- 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.