Flash News

KRYESORE

Kujdesi që duhet të kemi për të shmangur helmimet e verës

Kujdesi që duhet të kemi për të shmangur helmimet e

Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrimi deri në helmime të shkallës së rëndë, ndonjëherë serioze dhe për jetën e pacientit. Diarreja dhe të vjellat janë shenjat klasike të një helmimi, ndërkohë që kokëdhimbja, dehidrimi, lodhja trupore dhe ethet janë shenjat pasuese të tij.

Imelda Zeqja, mjeke infeksioniste, pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3 (ish-Poliklinika Qendrore) në Tiranë, shpjegon se një gjendje helmimi (intoksikacioni) është rast për urgjencë. “Gjatë një gjendjeje intoksikacioni, me vjellje dhe diarre, pacienti humbet një sasi të madhe lëngjesh nga organizmi, të cilat duhen medoemos të zëvendësohen.

Një ndjekje ambulatore në këtë rast apo edhe në kushte shtëpie, do të ishtë thjesht e pamundur për shkak se mjekimi bëhet vetëm në rrugë venoze.” E ndërkohë që tregon pasojat se çfarë ndodh nëse mundohemi ta kalojmë në shtëpi, jep dhe këshilla mjaft të vlefshme për një verë pa probleme të traktit gastrointensinal.

Të fundit