Flash News

KRYESORE

“Kujdesuni për fëmijët e mi”, 41-vjeçarja telefonon policinë para se të varte veten

“Kujdesuni për fëmijët e mi”, 41-vjeçarja

Një grua 41-vjeçare nga fshati Molisht, në rrethin e Beratit ka varur veten me litar në kasollen e barit, pak metra larg banesës së saj. Viktima është identifikuar si Merita Filaj dhe është nëna e 3 fëmijëve.

Bëhet me dije se viktima, 15 minuta para vetëvrasjes, ka telefonuar policinë dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj, por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni, por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Të fundit