Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kujt i përket Tirana? Për teatrin sulmoi ‘vendasit’, sot Erion Veliaj shfryn ndaj ‘të ardhurve’ te Unaza e Re
Për të justifikuar planin për prishjen e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj u përpoq të përdorte faktin se sot në Tiranë jetojnë më shumë njerëz të ardhur se ata 200 mijë vendasit që kanë nostalgji për qytetin e vjetër.
Në gusht të këtij viti, Veliaj deklaronte: “Ne, një milion qytetarëve nuk mund t’i themi, shiko, 800 mijë prej jush jeni tepër se ne na ka marrë malli për Tiranën e 200 mijëve. Kjo është jo realiste. 800 mijë njerëzve që kanë ardhur në Tiranë nuk mund t’u themi kthehuni në shtëpitë tuaja, sepse e kanë parë Tiranën si vendin e mundësive; atëherë qyteti zhvillohet me pika të tjera referimi.”
Por sot situata ka ndryshuar dhe në qendër të sulmit të Erion Veliajt janë vendosur banorët që kanë ardhur në Tiranë pas viteve ’90, kryesisht ata që jetojnë në zonën e Unazës së Re.
Duke kritikuar protestën e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim real për banesat dhe bizneset që preken nga zgjerimi i rrugës te kjo zonë, Veliaj tha se këta njerëz kanë zaptuar tokën në Tiranë dhe u kanë rënë në qafë banorëve të tjerë.
“Do ngelmi në epokën e gurit? Pse? Sepse disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim. Nuk ka shans”, deklaroi Veliaj, duke shtuar më tej se “për ata që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, që erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën te ‘Unazën e Re’. Më përpara bonuesi i qirasë ka qenë dy vite, tani e kemi çuar në tre vite. E kam dëgjuar pyetjen, çfarë do të bëjmë ne? Po prindërit tanë çfarë bënë, kujt i ranë në qafë? 28 vite ishte festë, pa asnjë pagesë, pa asnjë taksë.”
http://politiko.al/protesta-te-unaza-e-re-veliaj-i-mbyll-deren-banoreve-keni-zaptuar-token-dhe-po-na-bini-ne-qafe/