Flash News

KRYESORE

Kujt ia drejtoi gishtin e mesit Ilir Beqja?

Para se të niste seanca e së enjtes parlamentare, ish-ministri i Shëndetësisë, depurteti Ilir Beqja është parë teksa bisedonte me "duar e me këmbë" me deputetin e Durrësit, Roland Xhelilin.

Duke qenë se Beqja ka komunikuar shumë me gjestikulacione, në një moment është kapur teksa drejton gishtin e mesit (që në gjuhën e trupit komunikon sharje).

Mbase ky ka qenë një veprim i pavullnetshëm nga ana e deputetit, por zakonisht është gishti tregues ai që "flet" në mënyrë të pavullnetshme kur komunikimin e shoqërojmë edhe me lëvizje të duarve.

Por për kë e ka këtë gisht vallë subkoshienca e ish-ministrit të Shëndetësisë?

Fotot nga fotoreporterja e Politiko.al, Jona Kazani, @f_photoreporter.

 

Të fundit