Flash News

KRYESORE

Kujt ia kërkon Rama taksën e Rrugës së Kombit, përgjigjet Vasili

Kujt ia kërkon Rama taksën e Rrugës së Kombit,

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ngre alarmin se nga varfëria janë mbyllur vetëm në tre muajt e parë të këtij viti 3652 biznese.

Përmes një postimi në facebook, Vasili ngre një pyetje për kryeministrin Rama: Kujt ia kërkon taksën e Rrugës së Kombit?

Vasili i kujton Ramës se taksa po u kërkohet njerëzve të papunë, bizneseve që po mbyllen dhe dhe atyre që s’kanë të ardhura.

“3652 biznese mbyllen, qeveria mbjell mjerim. Mijëra biznese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH per biznesin e vogel.

3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars. Qeveria ka qepur gojen,media nuk flet,organizatat qe perfaqesojne biznesin nuk ndihen. Le te heshtin... s'kane faj, jua kane mbyllur keq gojen....

Varferia thellohet dhe cdo biznes i mbyllur do te thote pllakosje e deshperimit ne mijra familje.

U kerkon njerezve qeveria takse per rrugen e kombit. Kujt ja kerkon? Njerezve pa pune, bizneseve qe mbyllen, te varferve ketyre jua kerkon? Apo per kryeministrin shendosh oligarket pa te varferit le te vdesin”, shkruan Vasili.

Të fundit