Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Para disa vitesh në mjediset e Shtëpisë së Librit e të Komunikimit u zhvillua diskutimi i një libri jo fort të zakontë, të titulluar Statuti di Scutari; thënë shqip “Statutet e Shkodrës”. Bëhet fjalë për një korpus ligjesh e normash që zënë fill në gjysmën e parë të shekullit XIV, me një sërë shtojcash që iu janë bashkëngjitur deri më 1469, që rregullonin jetën në tërë aspektet e veprimtaritë e saj të qytetit të lartpërmendur. (Mos të harrojmë që, Shkodra do të dorëzohej e binte nën pushtimin osman, pas dhjetë vjetësh, më 1479!) Me një fjalë, ndodhemi përballë një kushtetute, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, që vjen e na shfaqet nga gollat e t’errta të mesjetës shqiptare, periudhë për të cilën dimë pak, për të mos thënë aspak, nga pikëpamja dokumentare.
Paradoksalisht, për këtë ngjarje madhore të historisë sonë (një nga studiuesit e Statuteve, Oliver Jens Schmitt e ka përcaktuar “Një monument të Shqipërisë mesjetare”), media pothuaj do të memecëzonte, pa zënë ngoje ndonjë belbëzim të aty-këtushëm, të cilët, ngandonjëherë, janë edhe më fyes sesa heshtja.
Por, le ta lemë median në gjuetinë duarzbrazët të fantazmave të pseudoatdhetarisë dhe t’u kthehemi Statuteve, të cilët, tanimë, i kemi në duar në një botim të hijshëm e dinjitoz falë punës së botuesit Piro Misha.
Afro shtatë shekuj pas hartimit “Statutet e Shkodrës” shohin dritën e botimit në një libër të përgatitur nga studiuesja Lucia Nadin, me përkthimin në një shqipe të pastër e të rrjedhshme të historianit Pëllumb Xhufi. Tekstit të Statuteve iu paraprinë tre studime, të cilët, pa iu mbivendosur njëri-tjetrit, i këqyrin, përimtojnë e pahtësojnë nga kënde të ndryshme vlerat e tyre, kryesisht në rrafshin historik, juridik e gjuhësor. Siç na bëjnë me dije studiuesit, Statutet janë hedhur në kartë para vitit 1346, në kohën kur Shkodra ishte nën zotërimin e mbretit të Rashës, Stefan Dushanit, por ajo çka vlen të theksohet është se ata nuk do ta humbisnin peshën e do të qëndronin në fuqi edhe më 1396, kur qyteti do t’i kalonte Venedikut. Interesant është fakti se pas pushtimit të Shkodrës nga turqit osmanë dhe eksodit arbëresh drejt Italisë, Statutet, që për një farë kohe do të konsideroheshin të humbura, nxirren nga arkivat e Këshillit të të Dhjetëve të Republikës së Shën Markut dhe transkiptohen nga dora e një Marin Dulçiku, për të cilin nuk kemi kurrfarë të dhënash, ashtu siç nuk kemi asnjë dijeni rreth motivit që e shtyu t’i përvishej një pune të “padobishme”, gjykuar nga vlera praktike e teksteve në kontekstin historik.
Ndoshta një shpjegim e gjejmë në riprodhimin e mrekullishëm të stemës së qytetit, e cila, në mënyrë mjaft kuptimplotë e eksplicite, shpreh të shkuarën e lavdishme të qytetit në kontrast me të tashmen e mjeruar nën thundrën osmane. Një pikë kyçe ndërlidhjeje ndërmjet teksteve të transkiptuar prej Dulçikut dhe librit që kemi sot në duar, përbën shënimi i Leone Fontana’s në Bibliografinë e vitit 1907, i cili, regjistronte ekzistencën e tyre në bibliotekën e Museo Civico Correr prej nga do të nxirreshin për të parë dritën e botimit në ditët e sotme.
Siç e cekëm edhe më sipër përveç rëndësisë së padiskutueshme në rrafshin historik, juridik e institucional, si gur themeli në lëmin e studimeve në këto fusha “Statutet e Shkodrës” përftojnë edhe një vlerë aktuale, duke i ardhur në ndihmë një gjykimi sa më objektiv e shkencor historisë së traditave e qytetërimit të të ashtuquajturit “vend i shqiponjave”, larg kundrimeve e perceptimeve skematike si një vend pagan e barbar, i qeverisur veç nga “Kanuni i maleve”.
Në këtë monument të rizbuluar të kulturës e qytetërimit shqiptar, një vend i veçantë i përket, pa dyshim, studiues së pasionuar Lucia Nadin, së cilës, më e pakta që mund të bëjmë, lypset t’i shprehim mirënjohjen tonë: Grazie Lucia!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38