Flash News

KRYESORE

Kukës, gjendet i pajetë një fëmijë në pishinë

Kukës, gjendet i pajetë një fëmijë në pishinë

Një fëmijë humbi jetën ditën e sotme në Kukës, ndërsa ishte duke u larë në pishinë. Policia e Kukësit njoftoi se 12 vjeçari me inicialet A.L, u gjet i pajetë në Kodër Lumë.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Informacion paraprak.

Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës,  duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit