Flash News

KRYESORE

Kukësi e la thatë, por Gega sapo ka gjetur një skuadër të re!

Kukësi e la thatë, por Gega sapo ka gjetur një skuadër

Coronavirus nuk e ka penguar trajnerin Skënder Gega, që të gjejë një skuadër të re. Me Kukësin nuk ishte e thënë të bëhej, por me një skuadër në Jordani po.

Ish-trajneri i Partizanit, i cili vjet u shpall kampion kombëtar me "Demat e Kuq", do të drejtojë pikërisht në Jordani në Al FAisaly Amman. Me ndërmjetësimin e menaxherit Ilir Halili, Gega do të provojë një aventurë të re.

Duket qartë se ai ka një emër të mirë edhe ndërkombëtarisht, edhe pse në nivele të ulëta të futbollit, sepse edhe në verë ka patur zëra se kishte disa alternativa në Lindjen e Mesme.

Gega më parë ka punuar në Kuvajt e SHBA. Ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Shqipërisë U21. Kontrata e Gegës në Jordani vlen për një vit.

Të fundit