Flash News

KRYESORE

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana qan Europën

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana qan Europën

Kukësi ka fituar Kupën e Shqipërisë për sezonin 2018-2019, duke mundur në finale Tiranën me rezultatin 2-1.  Golat për verilindorët u realizuan nga Shkurtaj (4) dhe Rexhinaldo (78’), ndërsa për bardheblutë shënoi Ngo (67’).

Në “Elbasan Arena” emocionet ishin të mëdha. Pjesa e parë u dominua nga Kukësi, ndërsa në të dytën Tirana e rriti presionin, madje duke barazuar. Por verilindorët treguan më shumë dëshirë dhe vendosmëri për trofeun dhe e bënë të tyrin atë, për herë të dytë në historinë e tyre si klub.

Humbja në finale i shkakton edhe më shumë dhembje bardhebluve, të cilëve u iku nga duart një mundësi e mirë për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane.

Të fundit