Flash News

KRYESORE

Kukësi fitore titulli ndaj Laçit, Skënderbeu paqe me Bylisin

Kukësi fitore titulli ndaj Laçit, Skënderbeu paqe me Bylisin

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të ditës së sotme në kampionatin shqiptar. Kukësi ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-1. Një fitore që rikthen ekipin verilindor në krye të tabelës së klasifikimit.

Takimi nisi mirë për miqtë që kaluan të parët në avantazh. Nwaubeze dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36', por Abazaj barazoi direkt në minutën e 39' duke mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. Pjesa e dytë i dha fitoren Kukësit, pasi Shkurtaj dhe Ethemi shënuan dy herë të tjera.

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit. Vendasit shënuan të parët me Ditën në minutën e 69'. Një penallti u kthye në gol nga lojtari, ndërsa ballshiotët lanë fushën e lojës për pak minuta. Ata gjetën forcë dhe u rikthyen duke shënuar golin e barazimit në 1-1 me anë të Gaston në të 86'.

Të fundit